Flash News

Bota

OBSH: Vaksina anti-Covid nuk e zhduk koronavirusin

OBSH: Vaksina anti-Covid nuk e zhduk koronavirusin

Edhe pse janë zbuluar disa vaksina kundër pandemisë COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë masat kufizuese.

"Përparimi me vaksinat na jep të gjithëve një nxitje dhe tani mund të fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit. Sidoqoftë, OBSH është e shqetësuar se ekziston një perceptim në rritje se pandemia ka mbaruar. E vërteta është se aktualisht, shumë vende janë dëshmitare të transmetimit shumë të lartë të virusit, i cili po bën presion të madh në spitale, njësitë e kujdesit intensiv dhe punonjësit shëndetësorë", tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH thotë se vaksinat nuk do e zhdukin përfundimisht koronavirusin, shkruan Euronews.

"Vaksinat nuk do të thonë zero COVID", tha Mike Ryan, i cili është përgjegjës për situatat emergjente në agjencinë e KB.

Shefi i OBSH gjithashtu përshëndeti njoftimin e bërë nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe ish-presidentët e SHBA Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton të cilët thanë se ishin të gatshëm të vaksinoheshin publikisht për të inkurajuar bashkëqytetarët e tyre të bënin të njëjtën gjë.

Këto vaksina së pari do të përdoren nga punonjësit shëndetësorë dhe socialë. Ata më pas do të përdoren për të mbuluar 20% të popullsisë së vendeve pjesëmarrëse në këtë mekanizëm.

Të fundit