Flash News

Bota

OBSH: Vaksina kineze është e efikase, por mungojnë disa të dhëna mbi rrezikun e efekteve anësore

OBSH: Vaksina kineze është e efikase, por mungojnë disa të
Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka evidentuar se vaksina kundër Covid-19 e prodhuar nga 'Sinovac Biotech' e Kinës është efikase, por disa të dhëna të rëndësishme mbi rrezikun e efekteve anësore mungojnë.

Ekspertët e OBSH-së rishikuan provat e kësaj vaksine në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili. Vlerësimi erdhi menjëherë pasi ekspertët kishin shprehur "besim shumë të ulët" në të dhënat e siguruara nga prodhuesi kinez lidhur me rrezikun e efekteve anësore serioze në disa pacientë.

Vaksina Sinovac është autorizuar në 32 vende me 260 milion doza të shpërndara. "Ne jemi shumë të sigurt se 2 doza të CoronaVac janë efikase në parandalimin e e Covid-19 tek të rriturit (18-59 vjeç)", thanë ekspertët e OBSH-së.

Ata cituan boshllëqet në provat për sigurinë e këtyre vaksinave në shtatzëni dhe për rastet me efekte anësore për personat me sëmundje bashkëshoqëruese.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit