Flash News

Bota

OBT pesimiste për tregtinë globale, bien parashikimet: Krizë ushqimore në shumë vende si pasojë e luftës

OBT pesimiste për tregtinë globale, bien parashikimet: Krizë

Organizata Botërore e Tregtisë ka ulur ndjeshëm perspektivën e saj për tregtinë globale këtë vit pas pushtimit rus të Ukrainës, duke paralajmëruar se bota "duhet të përgatitet për pasojat".

"Organizata tani pret një rritje të vëllimit të tregtisë së mallrave prej 3.0% në 2022, ndërsa parashikimi i mëparshëm ishte 4.7%. Ndërsa për vitin 2023 parashikon rritje me 3.4%. Por këto vlerësime janë më pak të sigurta se zakonisht për shkak të natyrës rrjedhëse të konfliktit", thotë OBT.

Gjithashtu shtoi se, duke pasur parasysh supozimet aktuale të PBB-së, "rritja e vëllimit të tregtisë së mallrave në vitin 2022 mund të jetë deri në 0.5% ose deri në 5.5%.

OBT tha se ndikimi më i madh i krizës ka qenë një rritje e mprehtë e çmimeve të mallrave pasi Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuesit kryesorë të mallrave thelbësore, duke përfshirë ushqimin, energjinë dhe plehrat, "furnizimet e të cilave tani janë të kërcënuara nga lufta".

"Lufta në Ukrainë ka krijuar vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore, por gjithashtu ka dëmtuar ekonominë globale në një moment kritik. Ndikimi i saj do të ndihet në mbarë botën, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta, ku ushqimi përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve shtëpiake”, tha shefja e OBT, Ngozi Okonjo-Iweala.

Duke folur gjatë një konference për shtyp, Okonjo-Iweala paralajmëroi se ka një krizë të mundshme ushqimore dhe se 35 vende afrikane që importojnë ushqim nga Ukraina ose Rusia ose të dyja janë ndikuar seriozisht - duke përmendur veçanërisht Egjiptin dhe Tunizinë.

Burimi: CNN

Të fundit