Flash News

Bota

“OceanGate” shpall zyrtarisht të zhdukur 5 pasagjerët e nëndetëses “Titan”

“OceanGate” shpall zyrtarisht të zhdukur 5 pasagjerët e

Ekuipazhi i nëndetëses së zhdukur në thellësi të oqeanit është shpallur zyrtarisht i zhdukur. Këtë e konfirmoi kompania OceanGate në një deklaratë.

Sipas kompanisë, Stockton Rush, Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman Daëood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, kanë humbur. Në deklaratë, kompania shpreh ngushëllimet për familjarët e pesë eksploruesve.

“Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës”, thuhet në deklaratë. “Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne pikëllojmë humbjen e jetës dhe gëzimin që ata sollën për të gjithë ata që njihnin.”

Të fundit