Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Oferta e Putinit për Trumpin mbi mineralet e rralla/ DW: Çfarë dëshiron të arrijë Kremlini me këtë dhe si po reagojnë ukrainasit?

Pushtetmbajtësi rus, Vladimir Putin i propozoi Presidentit amerikan Donald Trump që të shfrytëzojnë së bashku rezervat e mineraleve dhe tokave të rralla si në Rusi ashtu edhe në territoret e okupuara nga Rusia tëUkrainës.
"Ne jemi të gatshëm të punojmë atje me partnerët tanë, përfshirë partnerët amerikanë”, tha Putin në një intervistë me televizionin shtetëror rus më 24 shkurt. Ai shtoi se Rusia ka "disa nga rezervat më të mëdha në botë" në veri të vendit, si dhe në Kaukaz, Siberi, Lindjen e Largët dhe në "territoret e reja", siç e quan Putin territorin e pushtuar të Ukrainës.
Deklarata të tilla nga Moska dëgjohen me shqetësim në Ukrainë. "Territoret e pushtuara përmbajnë lëndë të para të rëndësishme me vlerë rreth 350 miliardë dollarë. Është e qartë për ne se ato mund të përdoren nga Rusia në industrinë e aviacionit, mbrojtjes dhe atë mjekësore dhe në fund do të përdoren për luftën kundër nesh," tha Ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, Julia Svyrydenko në një konferencë shtypi të fundit në Kiev. Sipas saj, Ukraina ka rezerva të titanit, litiumit, uraniumit dhe mineraleve të rralla.
Dmytro Levus, drejtor i Qendrës Ukrainase për Kërkime Sociale, është i bindur se propozimi i Putinit tregon se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë po funksionojnë, edhe nëse Kremlini nuk e pranon drejtpërdrejt këtë. "Rusia tani është në kërkim të mbështetjes ekonomike, kontakteve ekonomike dhe bashkëpunimit me SHBA. Mineralet e rralla si dhe nxjerrja e lëndëve të tjera të para dhe prodhimi i produkteve si alumini janë pothuajse të vetmet fusha, në të cilat Rusia mund të bashkëpunojë realisht në një formë", shpjegon Lewus në një intervistë për DW.
Por në të njëjtën kohë, eksperti paralajmëron se Putini po ngre kurthe ku mund të bjerë presidenti amerikan Donald Trump. Propozimi i Putinit për bashkëpunimin ruso-amerikan në nxjerrjen e lëndëve të para në territoret e okupuara të Ukrainës duhet parë nga ky këndvështrim. "Sipas planit të Putinit, kjo ka për qëllim vetëm të promovojë legalizimin dhe njohjen e pushtimit rus”, thekson ai. Nëse kompanitë amerikane vijnë vërtet në territoret e pushtuara, tha Lewus, atëherë ato jo vetëm që do të dëshironin të mbronin këtë hap të paligjshëm, por edhe partnerët e tyre rusë që do t'i mbështesnin.
Oleksandr Mereshko, një deputet nga grupi parlamentar i partisë në qeveri "Shërbëtor i Popullit" shpreson që SHBA të mos e miratojnë kurrë blerjen e lëndëve të parë nga territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. "Kjo do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar”, thekson Mershko. Ai nuk sheh asnjë rrezik për Ukrainën. "SHBA-ja e njeh qartë integritetin territorial të Ukrainës. Nëse blejnë lëndë të parë të vjedhur nga territoret e pushtuara kjo do të ishte shkelje e sovranitetit të Ukrainës dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. SHBA nuk do ta bëjë këtë në asnjë rrethanë", theksoi Mereschko për DW.
Megjithatë, deklaratat e fundit nga Shtëpia e Bardhë se Ukraina ndoshta do të duhet të heqë dorë nga territore pas negociatave të paqes, tregojnë se SHBA nën Trumpin nuk e njeh më plotësisht integritetin territorial të Ukrainës.
Putin "paska qenë thjesht ziliqar"
Oferta e Putinit për SHBA-në, e cila ka ngjallur zemërim në Ukrainë, ka ndezur gjithashtu diskutime edhe në mediat sociale. Oleksiy Kopytko, ish-këshilltar i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, shkruan me ironi në Facebook se Putini më në fund ka pranuar qëllimet e "Operacionit Special Ushtarak", siç quhet lufta kundër Ukrainës në Rusi. Realisht ai është i interesuar të shesë dy milionë tonë alumin në SHBA. Kopytko e përshkruan këtë si "marketing agresiv nga Kremlini në formën e një lufte gjithëpërfshirëse".
"Për vite me radhë nga Moska thuhej se Amerika e pabesë donte vetëm të rrëmbente lëndët e para”, tha Kopytko. Me luftën e tij, Putin i dërgoi në vdekje qindra mijëra rusë dhe bëri rreth gjysmë milioni invalidë. Për çfarë? Thjesht për t'i dhënë SHBA-së atë që ai nuk i ka dhënë ende Kinës në mënyrë që të jetojë i lumtur deri në fund të ditëve të tij?"
Serhij Taran, përdorues i rrjetit X shkruan se "Putini ka vullnetin të shesë metale dhe minerale për dollarët amerikanë në SHBA. Me sa duket kur Putini para vitesh i paralajmëronte vendet e jugut global nga "imperialistët" amerikanë, që duan vetëm blejnë lirë burimet e tyre, paska qenë thjesht ziliqar ndaj tyre."/DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38