Flash News

Bota

Sulmohet agjencia paqeruajtëse e OKB në Liban, 4 ushtarë të plagosur

Sulmohet agjencia paqeruajtëse e OKB në Liban, 4 ushtarë të

Agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Libanin jugor ka thënë se katër ushtarë italianë të saj janë plagosur në një sulm me raketa në një nga bazat e saj.

Ushtarët italianë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën pasi baza e Forcave të Përkohshme të OKB-së në Liban, u godit nga dy raketa 122 mm.

Raketat ka të ngjarë të jenë lëshuar nga Hezbollahu ose anëtarë të grupit të armatosur. Hezbollahu nuk ka komentuar.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu "indinjatën e thellë" lidhur me lajmin dhe tha se sulme të tilla ishin "të papranueshme".

Të fundit