Flash News

Bota

Sulmohet aleati i Navalny-t në Lituani

Sulmohet aleati i Navalny-t në Lituani

Një aleat i vjetër i liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani, shkruan BBC.

Leonid Volkov tha se sulmuesit i kishin thyer krahun dhe këmbët pasi u godit 15 herë me një çekiç. Sulmuesi mbetet i panjohur, por Volkov tha se ishte i motivuar politikisht.

Ai tha se ishte "një përshëndetje e qartë, tipike, gangstere nga Putini, nga banditi i Shën Petersburgut", por nuk dha më shumë detaje rreth sulmuesit të tij.

Policia ka nisur një hetim për sulmin, i cili ndodhi teksa aktivisti mbërriti në shtëpinë e tij në Vilnius me makinën e tij.

Të fundit