Flash News

Bota

Sulmohet me armë zjarri konsullata e SHBA-ve në Arabinë Saudite, dy të vdekur

Sulmohet me armë zjarri konsullata e SHBA-ve në Arabinë Saudite,

Të paktën dy persona kanë vdekur në një incident me të shtëna pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Jeddah, Arabia Saudite. Sipas policisë lokale dhe një zëdhënësi të konsullatës, një nga të vrarët ishte roje sigurie i konsullatës.

“Një person në një makinë ndaloi pranë ndërtesës së konsullatës amerikane në Guvernatorin e Jeddah dhe doli prej saj duke mbajtur një armë zjarri në dorë”, njoftoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.

“Një punëtor nepalez në rojet e sigurisë së konsullatës u plagos dhe më pas vdiq”, thotë më tej agjencia.

Zëdhënësi tha se konsullata ishte mbyllur gjatë incidentit, asnjë amerikan nuk u dëmtua nga sulmi.

Të fundit