Flash News

Bota

Sulmohet me thikë shkrimtari Salman Rushdie, i kërcënuar me vdekje prej vitesh nga Irani

Sulmohet me thikë shkrimtari Salman Rushdie, i kërcënuar me

Shkrimtari Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënimet me vdekje nga Irani pasi shkroi veprën “Vargjet satanike”, është qëlluar me thikë në një skenë në New York.

Fituesi i çmimit Booker ishte duke mbajtur një fjalim në Institutin Chautauqua në momentin ku u qëllua të paktën 15 herë me thikë, raporton Daily Mail.

Policia e New York-ut njoftoi se një burrë ishte ngjitur në skenë dhe kishte qëlluar Rushdie-n. Autori rrezikon të humbasë njërin sy. Doktorët kanë pohuar se nervat në krahun e tij ishin prerë dhe mëlçia është dëmtuar nga thika.

Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, New Jersey. Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia.

Të fundit