Flash News

Bota

Sulmohet sërish centrali bërthamor në Ukrainë, OKB mblidhet me ugjencë: Shmangni katastrofën!

Sulmohet sërish centrali bërthamor në Ukrainë, OKB mblidhet

Vijojnë sulmet rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, ndërsa palët fajësojnë sërish njëra-tjetrën për sulmin.

Secila palë tha se kishte 10 sulme të reja rreth centralit bërthamor më të madh në Europë. Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar mbi situatën, António Guterres tha se kjo mund të "çojë në katastrofë".

Kina dhe SHBA të dyja kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen të vizitojnë urgjentisht fabrikën, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën nuk janë zbatuar deri më tani.

Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth uzinës: "Lufta pranë një centrali bërthamor është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme," tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Megjithatë, përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk ishte një opsion, duke sugjeruar se ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj "provokimeve" dhe "sulmeve terroriste".

Ukraina thotë se Rusia e ka kthyer vendin në një bazë ushtarake, duke nisur sulmet nga atje duke e ditur se forcat ukrainase nuk kanë gjasa të hakmerren.

Burimi: BBC

Të fundit