Flash News

Bota

Sulmohet televizioni shtetëror i Iranit, kush janë hakerat

Sulmohet televizioni shtetëror i Iranit, kush janë hakerat

Transmetuesi shtetëror i Iranit u hakerua teksa po transmetonte lajme. Pas sulmit dyshohet se janë protestuesit kundër liderit të vendit.

Një maskë u shfaq në ekran, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei me flakë rreth tij.

Grupi e quajti veten "Adalat Ali", ose Drejtësia e Aliut. Kjo vjen pasi të paktën tre persona u qëlluan për vdekje kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë në trazira të reja për vdekjen e Mahsa Amini.

Amini u arrestua në Teheran nga policia pasi dyshohet se nuk i mbuloi flokët siç duhet. Kurdja iraniane 22-vjeçare vdiq në paraburgim më 16 shtator, tre ditë pas arrestimit të saj.

Vdekja e saj ka shkaktuar një valë të paprecedentë protestash në të gjithë vendin.

Burimi: BBC

Të fundit