Flash News

Bota

Sulmoi ish-gruan me thikë dhe plagosi djalin, shqiptari bie në prangat e policisë italiane

Sulmoi ish-gruan me thikë dhe plagosi djalin, shqiptari bie në prangat

Një 51-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë ish-bashkëshorten e tij në Itali. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur gruaja ishte duke u kthyer në shtëpi.

Sipas mediave italiane, 51-vjeçari i identifikuar si Aliko Hysen, e ka sulmuar ish-bashkëshorten duke e goditur dy herë me thikë në bark. Ulërimat e gruas tërhoqën vëmendjen e njerëzve të cilët e ndihmuan.

Në momentin e sulmit mbërritën edhe fëmijët e çiftit, ku në përpjekje për të larguar babanë, mbeti i plagosur edhe djali i tyre. Të dy nënë e bir u transportuan në spital dhe gruaja iu nënshtrua një operacioni.

Pas ngjarjes policia arrestoi menjëherë autorin duke marrë dëshimtë e qytetarëve dhe disa video regjistrime nga zona përreth.

 

 

Të fundit