Flash News

Bota

Pushtimi rus, OKB: 2.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina

Pushtimi rus, OKB: 2.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha sot se numri i njerëzve që kanë ikur nga Ukraina tani ka arritur në 2.5 milionë. Ai shtoi se rreth dy milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

“Numri i refugjatëve nga Ukraina – tragjikisht – ka arritur sot në 2.5 milionë. Ne vlerësojmë gjithashtu se rreth dy milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Ukrainës. Miliona të detyruar të lënë shtëpitë e tyre nga kjo luftë e pakuptimtë," tha ai.

Më shumë se 1.5 milionë nga ata që janë larguar kanë shkuar në Poloni, tha dje presidenti polak Andrzej Duda.

Mbi 110,000 refugjatë kanë mbërritur gjithashtu në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus pak më shumë se dy javë më parë, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë.

Policia Federale Gjermane regjistroi 109,183 refugjatë, duke përfshirë më shumë se 13,270 persona një ditë më parë, tha ministria e brendshme gjermane në një deklaratë.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, nga vijnë shumica e refugjatëve ukrainas, numri aktual i njerëzve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, shtoi ministria.

Të fundit