Flash News

Bota

OKB: 828 milionë njerëz të prekur nga uria. Sa u rrit numri vetëm në një vit

OKB: 828 milionë njerëz të prekur nga uria. Sa u rrit numri

Numri i njerëzve të prekur nga uria globalisht u rrit në 828 milionë në vitin 2021. Rritja ka qenë e frikshme, pasi llogaritet një shtim prej rreth 46 milionë vetëm në një vit dhe 150 milionë që nga shpërthimi i pandemisë, sipas OKB-së.

Ndërsa pothuajse 3.1 miliardë njerëz nuk mund të përballonin një dietë të shëndetshme në vitin 2020, 112 milionë më shumë se 2019, duke reflektuar efektet e inflacionit në çmimet e ushqimeve të konsumit që rrjedhin nga ndikimet ekonomike të pandemisë.

Rreth 45 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç vuanin nga forma më e rëndë  e kequshqyerjes, e cila rrit rrezikun e vdekjes së fëmijëve deri në 12 herë. Shqetësuese mbetet se dy në tre fëmijë nuk ushqehen me dietë të larmishme, që është e nevojshme për t'u rritur dhe zhvilluar.

Të fundit