Flash News

Bota

OKB: Hamasi ka abuzuar se*sualisht me pengjet në Gaza

OKB: Hamasi ka abuzuar se*sualisht me pengjet në Gaza

Një ekip i OKB-së thotë se ka "informacion bindës" se pengjet e mbajtura në Gaza i janë nënshtruar dhunës seksuale duke përfshirë përdhunimin dhe torturën.

“Kishte arsye për të dyshuar se abuzimi ishte ende në vazhdim”, tha OKB.

Ekipi i OKB-së gjeti gjithashtu "baza të arsyeshme për të besuar" dhunë seksuale, përfshirë përdhunimin në grup, kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se përshëndeti "njohjen përfundimtare që Hamasi kreu krime seksuale".

Këshilli i Sigurimit i OKB-së tani duhet ta caktojë Hamasin si një organizatë terroriste dhe të vendosë sanksione ndërkombëtare ndaj tij, tha zëdhënësi Lior Haiat.

Hamasi ka mohuar se personat e armatosur kanë sulmuar seksualisht gratë gjatë sulmeve.

Të fundit