Flash News

Bota

OKB ‘i ofron’ punë ish-kancelares gjermane, kërkon riangazhimin e Merkel

OKB ‘i ofron’ punë ish-kancelares gjermane, kërkon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ofroi ish-kancelares gjermane Angela Merkel, të kryesojë një organ këshillimor të nivelit të lartë për të mirat publike që përfiton mbarë njerëzimi.

Sipas medieve të huaja, Guterres ia ka dërguar propozimin ish-kancelares në letër e deri tani nukka marrë asnjë përgjigje. Megjithatë, thuhet se Merkel nuk do të pranojë të kthehet.

Duhet mbajtur mend se gjatë mesazhit të saj drejtuar OKB-së në vitin 2020, Angela Merkel, i cili zgjati jo më shumë se 3 minuta, por ishte i fuqishëm, ish-kancelarja kërkoi të reformojë organizmin botëror pasi në shumë raste ka dështuar në idealet e tij.

Në fjalimin e saj, ish-liderja gjermane kërkoi reforma në OKB, sepse ajo tha se duhet bërë gjithçka që është e mundur për të gjetur përgjigje të përbashkëta dhe të qëndrueshme për të gjitha vendet pavarësisht vështirësive.

“Por shumë shpesh Këshilli i Sigurimit bllokohet kur nevojiten vendime të qarta. Ne kemi nevojë për reforma. Kombet e Bashkuara duhet të evoluojnë për të përballuar sfidat globale të shekullit të 21-të”, tha kancelarja gjermane në Asamblenë e Përgjithshme të 75-të të OKB-së.

Merkel i përket shumicës protestante të Gjermanisë veriore dhe Bashkimi Kristian Social bavarez (CSU), partia motër e CDU-së, është një parti e dominuar nga meshkujt, konservatore, thellësisht katolike me origjinë nga Gjermania jugore.

Dhjetorin e kaluar, kancelarja Angela Merkel i bëri thirrje shoqërisë gjermane që të mbrojë demokracinë kundër urrejtjes, dhunës dhe dezinformimit. Kjo gjatë lamtumirës së tij me nderimet ushtarake të udhëhequra nga forcat e Bundeswehr-it.

Të fundit