Flash News

Bota

OKB: Lufta në Ukrainë, 850 civilë të vrarë dhe afro 1400 të plagosur

OKB: Lufta në Ukrainë, 850 civilë të vrarë dhe afro

Të paktën 847 civilë, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt dhe deri të premten, thotë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR).

Ndërkohë 1,399 civilë të tjerë, përfshirë 78 fëmijë, janë plagosur, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore, thotë OHCHR.

Numri besohet të jetë shumë më i lartë, shton ai.

"Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore," tha OHCHR.

 

Të fundit