Flash News

Bota

OKB: Mbi 17,000 civilë janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë. Dy zonat me bilanc të rëndë

OKB: Mbi 17,000 civilë janë vrarë dhe plagosur në

Mijëra civilë ukrainas janë vrarë dhe plagosur që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në fund të shkurtit, vlerësojnë Kombet e Bashkuara.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka regjistruar 17,831 viktima dhe të plagosur. Bëhet fjalë për mbi 10 mijë civilë të plagosur.

Megjithatë, OKB paralajmëroi se "shifrat janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit".

Bilanci më i rëndë u regjistrua në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku 4,052 njerëz u vranë dhe 5,643 u plagosën.

OHCHR tha: "Shumica e viktimave civile erdhën nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të gjerë, duke përfshirë sulmet nga artileria e rëndë, dhe sulmet ajrore."

Burimi: Sky News

 

Të fundit