Flash News

Bota

OKB: Mbi 5 mln ukrainas janë larguar nga vendi, 7 mln të tjerë janë zhvendosur brenda tij

OKB: Mbi 5 mln ukrainas janë larguar nga vendi, 7 mln të tjerë

Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Përveç 5,012,708 refugjatëve të regjistruar, të paktën shtatë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) nga fillimi i prillit.

Shumica e atyre që ikin nga Ukraina kanë udhëtuar në Poloninë fqinje, ndërsa të tjerët kanë mbërritur në Hungari, Sllovaki, Rumani, Moldavi, Rusi dhe Bjellorusi. Sipas UNHCR-së, 90% janë gra ose fëmijë.

Të fundit