Flash News

Bota

OKB ngre një panel ekspertësh për të monitoruar të drejtat e njeriut në Ukrainë, UNICEF dërgon furnizime

OKB ngre një panel ekspertësh për të monitoruar të

Organi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut ka votuar me shumicë dërrmuese për të caktuar një panel ekspertësh prej tre personash për të monitoruar të drejtat e njeriut në Ukrainë, ku po luftohet prej nëntë ditësh.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut votoi 32-2, me 13 abstenime, për të miratuar një rezolutë që u prezantua nga shumë vende perëndimore dhe të tjerë që kanë folur kundër sulmit të Moskës ndaj fqinjit të saj.

Vetëm Rusia dhe Eritrea kundërshtuan rezolutën, ndërsa Kina abstenoi. Votimi i së premtes ishte kulmi i një debati urgjent të thirrur nga Ukraina, gjatë të cilit shumica e anëtarëve të këshillit kritikuan Rusinë.

Përfaqësues perëndimorë në mbledhje mbanin kravata blu ose të verdha, shalle, xhaketa ose fjongo me ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti.

Vendet e largëta si Gambia dhe Malajzia u shprehën kundër pushtimit. Rezultati dëshmoi për izolimin ndërkombëtar në rritje të Rusisë.

Ndërkohë NICEF thotë se rreth 500,000 fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë gjatë javës së kaluar për shkak të pushtimit të Rusisë, duke e quajtur eksodin "të paprecedentë në shkallë dhe shpejtësi".

"Nëse dhuna (nuk) ndalet, shumë e shumë fëmijë të tjerë do të detyrohen të ikin nga vendi i tyre në një hapësirë ​​shumë të shkurtër kohore," tha të James Elder, një zëdhënës i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët. "Dhe ne kemi frikë se shumë të tjerë do të vriten."

Ai tha se UNICEF-i po dërgon sasi të mëdha të furnizimeve humanitare në Ukrainë për të ndihmuar ata në nevojë dhe gjithashtu ofron trajnime urgjente për pediatër që po dërgohen në rajon. 

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të premten se deri më tani 1.25 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, duke përfshirë pothuajse 80,000 shtetas të vendeve të treta.

Burimi: AP

 

Të fundit