Flash News

Bota

Olaf Scholz pranon humbjen në zgjedhje

Olaf Scholz pranon humbjen në zgjedhje

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), ka pranuar humbjen duke thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij.

Exit poll-et treguan se SPD ishte në vendin e tretë, me 16-16.5% të votave.

Duke folur me mbështetësit në Berlin, Scholz thotë se është një moment “në të cilin ne duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”.

Në zgjedhjet e mëparshme, thotë ai, partia kishte një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ishte “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq dhe unë jam përgjegjës edhe për këtë”.

 

Të fundit