Flash News

Bota

“One Piece” bëhet manga më e shitur në botë me mbi 500 milionë kopje

“One Piece” bëhet manga më e shitur në botë me

“One Piece” është një manga e krijuar nga Eiichiro Oda dhe e transmetuar në trajtën e një seriali të animuar që nga viti 1997. Kjo ‘manga’ ka mbi 1000 episode dhe që nga viti 1997, vazhdon pa ndërprerje të transmetohet në formën e librave komikë dhe të serialit të animuar në gjuhën japoneze.

Për shkak të ruajtjes së nivelit të lartë të narrativës krijuese, Eiichiro Oda (mangaka) ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm me mbi 500 milionë kopje të shitura. “One Piece” është libri i dytë komik më i shitur në botë, pas Superman dhe i pari si libër komik japonez (manga). Superman është një libër komik me publikime periodike dhe fillimet e saj i ka në vitin 1938, pra ka 84 vjet që është në tregun e animimit.

Sidoqoftë, me ritmet që po ecën “One Piece” dhe me deklaratat e autorit të saj, Eiichiro Odës për vazhdimësinë e publikimeve javore të kësaj mange dhe për të paktën 5 vitet e ardhshme, ky rekord i Superman mund të thyhet. 

Të fundit