Flash News

Bota

Orban: Trump është i vetmi që mund të ndalojë luftën në Ukrainë

 

Orban: Trump është i vetmi që mund të ndalojë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rizgjedhja si president e Donald Trump.

“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit,” tha Orban.

“Rizgjidhni sërish Trump… Ish-presidenti është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore,” shtoi Orban në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson.

Orban lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës duke shtuar se çdo sugjerim se Kievi mund të fitonte luftën kundër Rusisë ishte “një gënjeshtër”.

Të fundit