Flash News

Bota

Orgjina e Covid-19, SHBA-të dhe shumë shtete kërkojnë hetim të thelluar dhe transparencë

Orgjina e Covid-19, SHBA-të dhe shumë shtete kërkojnë hetim
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera kanë bërë thirrje për një hetim më të thelluar të origjinës së Covid-19, pasi një misioi që shkoi në Kinë në fillim të këtij viti nuk nxori një konkluzion përfundimtar.

Në takimin vjetor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, përfaqësues nga disa vende theksuan nevojën e vijimit të hetimeve për orgjinën e pandemisë, raporton The Guardian.

"Ne theksojmë rëndësinë e një hetimi gjithëpërfshirës dhe të udhëhequr nga ekspertët për origjinën e Covid-19", tha përfaqësuesi i SHBA-ve Jeremy Konyndyk.

Australia, Japonia dhe Portugalia ishin ndër vendet e tjera, të cilat bënë thirrje për më shumë përparim në hetim, ndërsa përfaqësuesi britanik kërkoi që çdo hetim të jetë "në kohë, i drejtuar nga ekspertët dhe i mbështetur nga shkenca".

Të fundit