Flash News

Bota

Pabarazitë e vaksinimit ndaj Covid-19, kreu i OBSH: Vetëm 10 shtete kanë nisur procesin, 130 kombe ende në pritje  

Pabarazitë e vaksinimit ndaj Covid-19, kreu i OBSH: Vetëm 10 shtete
Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se 75% i procesit të të gjitha vaksinave të Covid-19 në të gjithë botën janë kryer në vetëm 10 vende, ndërsa gati 130 kombe nuk kanë bërë një vaksinim të vetëm.

Në konferencën e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve se, globalisht, numri i vaksinave tani ka tejkaluar numrin e infeksioneve të raportuara.

Ai tha se ka pothuajse 130 vende me 2.5 miliardë njerëz, që nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të vaksinës.

Tedros tha se ka disa kombe më të pasura që tashmë kanë vaksinuar pjesë të mëdha të popullsisë së tyre.

Shefi i OBSH-së tha se pranon që të gjitha qeveritë kanë një detyrim për të mbrojtur njerëzit e tyre. Por shton se teksa procesi i vaksinimit për shtresat më të prekura është tanimë drejt fundit, do të ishte mirë që pjesa e vaksinave të ndahej edhe më pjesën tjetër të globit.

"Sa më shumë kohë që duhet për të vaksinuar ata që janë më të rrezikuar kudo, aq më shumë mundësi i japim virusit të shndërrohet në variante të reja dhe të bëhet rezistent ndaj vaksinave," tha Tedros, duke shtuar se nëse virusi nuk luftohet kudo, ai mund të ringjallet globalisht.

Një mënyrë për t'i bërë kombet më të varfra më pak të varura nga vendet më të pasura është rritja e prodhimit të vaksinave në të gjithë botën, shtoi ai.

Të fundit