Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Paditet KLP, Bardhi: I hapi rrugën për SPAK prokurorit që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje
Partia Demokratike ka reaguar mbi padinë ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë që është depozituar në Gjykatën Administrative nga Sonila Muhametaj. Prokurorja kërkon shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj nuk i kanë marrë pikët me meritë.
Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë vendimin e KLP që e s’kualifikoi atë nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK. Sekretari i Përgjitshëm Gazment Bardhi thotë se KLP veproi në kundërshtim të ligjit, ndërsa akuzon Alfred Shehun se i ka shërbyer bandave dhe kreut të grupit socialist Taulant Ballës në zgjedhje.
“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Nisur nga kjo, ai ngre disa pyetje dhe thotë se përgjigjet do të ndajnë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë pushtetit dhe bandave, apo qytetarëve.
Pyetjet që ngre Bardhi janë: A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?
A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?
Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?