Flash News

Bota

Paketa e sanksioneve për Kosovën, zëdhënësi i BE: Janë masa të përkohshme

Paketa e sanksioneve për Kosovën, zëdhënësi i BE:

Bashkimi Evropian njoftoi dje se është duke përgatitur një paketë sanksionesh për Kosovën, pas situatës së tensionuar në veri.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha se ka propozime për disa masa të cilat sipas tij, kanë hyrë në fuqi menjëherë.

Të tjera masa, tha Stano, janë ende duke u diskutuar në tryezë. Ai ka thënë se masat janë të përkohshme dhe janë një përgjigje ndaj “dështimit” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për hapa konkretë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, ka thënë Stano në një konferencë për media.

 

Të fundit