Flash News

Bota

Pakistani në OKB: Mos braktisni Afganistanin

Pakistani në OKB: Mos braktisni Afganistanin

Pakistani ka përsëritur thirrjen për botën që të mos "braktisë" Afganistanin pas marrjes nën kontroll të talebanëve, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken takohet me homologun e tij pakistanez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi në Nju Jork ishte i nivelit më të lartë ballë për ballë midis administratës Biden dhe qeverisë së kryeministrit pakistanez Imran Khan, që kur presidenti amerikan mori detyrën në fillim të këtij viti.

Në vërejtjet e shkurtra për mediat para takimit, Blinken tha se bisedimet do të përqëndrohen në "Afganistanin dhe rëndësinë e vendeve tona që punojnë së bashku dhe ecin përpara në Afganistan".

Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se ai vlerëson ndihmën e Pakistanit në lehtësimin e largimit të amerikanëve dhe qytetarëve të tjerë nga Afganistani pas kapjes së Kabulit nga talebanët në mes të gushtit.

Autoritetet pakistaneze thonë se deri më tani kanë lehtësuar evakuimet për më shumë se 13,000 njerëz nga Afganistani, kryesisht shtetas të huaj ose personel të lidhur me organizatat ndërkombëtare. Donatorët ndërkombëtarë u zotuan më shumë se 1.1 miliardë dollarë për Afganistanin.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit