Flash News

Bota

Palestina anulon marrëveshjen me Izraelin/ I kthen 1 milionë vaksina, skadonin së shpejti

Palestina anulon marrëveshjen me Izraelin/ I kthen 1 milionë vaksina,
Foto ilustruese

Autoritetet palestineze kanë anuluar një marrëveshje me Izraelin, që parashikonte marrjen e paktën 1 milion vaksinave Pfizer, që do të përdoreshin në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Kthimi i papritur erdhi pasi zyrtarët inspektuan dorëzimin e parë të gati 90 mijë dozave të premten pasdite, tha ministri palestinez i Shëndetësisë.

"U zbulua që dozat nuk ishin në përputhje me specifikimet teknike, siç ishte rënë dakord më parë dhe se data e skadimit të tyre ishte afër", tha ministri Mai Alkaila.

Ai shtoi: Për këtë arsye, ne u takuam me kryeministrin Muhamed Shtayyeh dhe u mor një vendim për të anuluar marrëveshjen.

Përmes një deklaratë qeveria izraelite ka pranuar që vaksinat "do të skadojnë së shpejti". Alkaila tha se Izraeli i kishte thënë Palestinës se vaksinat skadonin në korrik ose gusht, por doli se data e vërtetë ishte qershori.

Pothuajse 450,000 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza kanë marrë një dozë anti-covid deri më tani, ndërsa më shumë se 270 mijë qytetarë javë vaksinuar plotësisht.

Burimi: CNN

Të fundit