Flash News

Bota

Pallati i ri veror i Erdoganit kushtoi 63 milionë euro, pamjet luksoze te rezidencës me 300 dhoma

Pallati i ri veror i Erdoganit kushtoi 63 milionë euro, pamjet luksoze te

Shtëpia e pushimit të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan e ndërtuar në Marmaris, e njohur ndryshe edhe si "Shtëpia e verës", ka përfunduar tërësisht këtë vit.

Sipas gazetës Sozcu, ka qenë arkitekti Sefik Birkiye i cili ka ndarë imazhet e para të projektit të përfunduar, i cili i kushtoi presidentit turk 640 milionë lira turke ose 63 milionë euro.

Pallati i ri veror i Erdoganit kushtoi 63 milionë euro, pamjet luksoze te

Pallati i ri veror i Erdoganit kushtoi 63 milionë euro, pamjet luksoze te

Rezidenca e presidentit turk, Turgut Ozal e ndërtuar në gjirin Okluk, u shkatërrua dhe kampusi i ri dhe u ndërtua në një tokë me sipërfaqe prej 92 hektarësh. Në afërsi të "Pallatit të Verës" ka pesë ndërtesa me madhësi të ndryshme të ndara në tre blloqe, ndërsa një zonë prej 10,966 metrash katrorë është kthyer në plazh. Ndërkohë në fund të shtëpive njëkatëshe la edhe pishina për not.

Pallati i ri veror i Erdoganit kushtoi 63 milionë euro, pamjet luksoze te

Sipas medieve, raportohet se realizimi i projektit me 300 dhoma u ndërmor nga Ronesans dhe përfundoi në fshehtësi. Disa udhëheqës shtetesh kanë qëndruar si mysafirë në ambientet e "Pallatit të Verës". Të paktën vitin e kaluar presidenti turk Erdogan prit në rezidencë kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama dhe presidentin e Azerbajxhanit, İlhan Aliyev.

Pallati i ri veror i Erdoganit kushtoi 63 milionë euro, pamjet luksoze te

Të fundit