Flash News

Bota

Pallati u përfshi nga flakët, humbin jetën 25 persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë në Tajvan

Pallati u përfshi nga flakët, humbin jetën 25 persona dhe

Një ndërtesë 13-katëshe banimi u përfshi nga flakët në Tajvanin jugor, duke lënë të pajetë 25 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në në qytetin Kaohsiung, raporton AP. Zyrtarët thanë se 55 persona ishin dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Zjarri ishte "jashtëzakonisht i fuqishëm" dhe shkatërroi shumë kate të ndërtesës, sipas një deklarate nga departamenti i zjarrfikësve.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi.

Ndërtesa është rreth 40 vjeçare, sipas një deklarate zyrtare, me dyqane në katet e para dhe me apartamente sipër.

 

Të fundit