Flash News

Bota

Pandemia dhe luftërat, paralajmërimi i OKB: Mbi 30 milionë njerëz rrezikojnë të vdesin nga uria

Pandemia dhe luftërat, paralajmërimi i OKB: Mbi 30 milionë
Foto ilustruese

Uria mund të rritet në më shumë se 20 vende në muajt e ardhshëm, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara. Shumë familje në Jemen dhe Sudanin e Jugut janë në një situatë shumë kritike, sipas një raporti të botuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e agjencisë (FAO) dhe Programit Botëror të Ushqimit (WFP).

Rreth 34 milionë njerëz po luftojnë me nivele emergjente të urisë. Uria po nxitet nga konfliktet, ndryshimetklimatike, pandemia dhe në disa vende nga stuhitë e karkalecave të shkretëtirës.

Shumica e pikave të nxehta të identifikuara në raport janë në Afrikë, por disa janë në rajone të tjera, nga Afganistani në Azi, Siri dhe Liban, në Lindjen e Mesme dhe Haiti, në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Në raport thuhet se uria masive po përhapet në Jemen dhe kërkohet ndërhyrje urgjente para se të marrë jetën e një brezi të tërë.

"Ne po shohim një katastrofë të shpalosur para syve tanë. Uria, e nxitur nga konflikti dhe e nxitur nga ndryshimet klimatike dhe pandemia Covid-19 po troket në derë për miliona familje. Tre gjëra janë të nevojshme për të ndaluar miliona njerëz të mos vdesin nga uria, një ndalje në luftime, rritje e aksesit në komunitetet e prekshme dhe një rritje në donacione", tha drejtori ekzekutiv i WFP David Beasley.

Më shumë se 7 milionë njerëz në të gjithë Sudanin e Jugut parashikohet të përballen me nivele të pazakonta krize ushqimore gjatë periudhës prill-korrik, evidentohet në raport. Më shumë se 16 milion jemenas pritet të përjetojnë nivele të larta të mungesës së ushqimit deri në muajin qershor. Vende të tjera të identifikuara si pikat më të nxehta të urisë janë Burkina Faso, Afganistan, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Haiti, Sudani dhe Siria.

Burimi: The Guardian

Të fundit