Flash News

Bota

Pandemia rrit anafalbetizmin/ Deri në vitin 2030, 1 ndër 10 persona nuk do të dijë të shkruajë dhe lexojë

Pandemia rrit anafalbetizmin/ Deri në vitin 2030, 1 ndër 10 persona
Foto ilustruese

Më shumë se gjysma e fëmijëve 10-vjeçarë në të gjithë botën mund të mos jenë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë një fjali deri në fund të këtij vitit, sipas një raporti të fundit.

Organizata kundër varfërisë paralajmëroi se 70 milionë fëmijë mund të preken nga anafalbetizmi në 2021, sipas llogaritjeve të bazuara në shifrat e lëshuara nga Banka Botërore, UNESCO dhe të dhënat e popullsisë së Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit, pandemia rriti krize globale të të mësuarit që mund të pengojë potencialin e një brezi.

Shkollat ​​në të gjithë botën janë mbyllur për periudha të gjata gjatë vitit të kaluar, pasi qeveritë vendosën kufizim si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas UNESCO-s, arsimi i 1.7 miliardë fëmijëve në 188 vende u ndërpre në vitin 2020.

Mbylljet kanë detyruar që mësimi të zhvillohet online, por kjo ka qenë e pabarabartë në të gjithë globin. Për këtë i ka penguar mungesa e qasjes në teknologji dhe e infrastrukturës. Kombet e Bashkuara vlerësuan se gati 500 milionë fëmijë, veçanërisht ata në vendet e varfëra ose zonat rurale, janë përjashtuar nga arsimi online.

Sipas analizës së ONE, kjo krizë pritet të godasë veçanërisht rëndë Afrikën dhe Azinë.

Nevojitet reagim urgjent

Deri në vitin 2030, numri i fëmijëve të moshës 10-vjeçarë që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë mund të rritet në 750 milion, ose afërsisht një në 10 njerëz në mbarë botën.

Burimi: Al Jazeera

Të fundit