Flash News

Bota

Pandemia, Vjena do të fillojë vaksinimin e fëmijëve të vegjël

Pandemia, Vjena do të fillojë vaksinimin e fëmijëve të

Fëmijët në Vjenë, Austri do të mund të marrin një dozë të një vaksine Pfizer/BioNTech duke nisur nga e hëna, thanë autoritetet në qytet.

Ata vlerësojnë se rreth 200 fëmijë do të mund të marrin një vaksinë për COVID-19 në ditë, një "numër i ulët" për shkak të konsultave mjekësore që planifikojnë të bëjnë me prindërit.

Vaksina Pfizer/BioNTech ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Ajo është autorizuar në Shtetet e Bashkuara për këtë grupmoshë.

Gjatë javëve të fundit, ka pasur rritje të shpejtë të rasteve të COVID-19 në Austri ku rreth 65% e popullsisë totale është vaksinuar kundër virusit.

Infeksionet kanë arritur nivelet më të larta të të gjithë kohës së pandemisë, me më shumë se 10,000 raste të reja të raportuara në ditë.

Të fundit