Flash News

Bota

Panik në Gjermani, një person vret nënën dhe merr peng disa persona në një qendër tregtare

Panik në Gjermani, një person vret nënën dhe merr peng disa

Policia evakuoi një qendër tregtare dhe zonat përreth në qytetin gjerman lindor të Dresdenit të shtunën për shkak të një pengmarrjeje të dyshuar, sipas një deklarate të policisë.

"Departamenti i Policisë së Dresdenit aktualisht po kryen një operacion në qendër të Dresdenit, pasi dyshohet për një situatë pengjesh", tha policia në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

E përditshmja gjermane Bild raportoi se një burrë i armatosur kishte vrarë një grua, më pas sulmoi një radio lokale dhe qëlloi me armë përpara se të ikte në një qendër tregtare ku mori disa pengje.

Pas një aksioni që zgjati disa orë, Policia liroi pengjet dhe arrestoi autorin, raporton DW.

Një prani e madhe e policisë u vendos në qendrën tregtare Altmarktgalerie, e cila ishte  rrethuar nga publiku.

Policia tha gjithashtu se tregu aty pranë i Krishtlindjeve Striezelmarkt ishte mbyllur dhe u kërkoi vendasve të qëndronin larg zonës me një zëdhënës që i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se situata ishte ende shumë e paqartë.

Më vonë ata konfirmuan se trupi i një gruaje 62-vjeçare është gjetur në një banesë në lagjen Prohlis dhe se gruaja ishte nëna e të dyshuarit 40-vjeçar.

 

Të fundit