Flash News

Bota

Papa Françesku kërkon armëpushin: Është e trishtueshme që dëgjojmë zhurmën e armëve dhe jo të kambanave

Papa Françesku kërkon armëpushin: Është e

Papa Françesku ka apeluar sërish për një armëpushim në Ukrainë gjatë fundjavës së Pashkëve Ortodokse, “për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”.

"Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar", tha udhëheqësi i kishës katolike romake, ndërsa flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës valvitej mes besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët dëgjojmë më shumë zhurmën vrastare të armëve sesa atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen e Krishtit. Unë përsëris apelin për një armëpushimshenja më e vogël e prekshme e një gatishmërie për paqe," u shpreh ai, shkruajnë mediat e huaja.

Të fundit