Flash News

Bota

Papa Françesku pëson një tjetër incident, rrëzohet në rezidencën e Santa Martës

Papa Françesku pëson një tjetër incident, rrëzohet

Papa Françesku ka pësuar një incident mëngjesin e sotëm teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës, brenda Vatikanit. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Vatikanit, Ati i Shenjtë ka marrë disa të nxira në parakrah, por pa fraktura. Si masë paraprake, mjekët i kanë vendosur allçi.

Ky është incidenti i dytë për Papën në një muaj, pasi më 7 dhjetor 2024, ai kishte goditur mjekrën në komodinën e tij, duke shkaktuar një hematomë të madhe në fytyrë.

Pavarësisht kësaj, Papa Françesku ka vijuar agjendën e tij pa ndërprerje, duke mbajtur të gjitha seancat e planifikuara. Kjo tregon vendosmërinë e tij për të mos lejuar që këto incidente të ndikojnë në angazhimet e tij të përditshme.

Të fundit