Flash News

Bota

Papa Françesku po planifikon të vizitojë Ukrainën

Papa Françesku po planifikon të vizitojë Ukrainën

Papa Françesku po planifikon që të vizitojë së shpejti Ukrainën.

Kur u pyet nga një gazetar nëse po mendonte të vizitonte Kievin, Papa Françesku u përgjigj pas një pauze të gjatë dhe tha: "Po, është në tryezë".

Ndërsa Papa Françesku nuk e ka vizituar ende Ukrainën në mes të pushtimit të Rusisë, ai ka treguar mbështetjen e tij për refugjatët ukrainas dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës.

Më 19 mars, Françesku vizitoi 19 fëmijë refugjatë ukrainas në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë, Itali. Ata po merrnin trajtim për sëmundje onkologjike dhe neurologjike ndër të tjera, si dhe lëndime të rënda nga shpërthimet, tha në atë kohë drejtori i shtypit të Vatikanit Matteo Bruni.

 

 

Të fundit