Flash News

Bota

Papa Françesku shtrohet në spital, pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Papa Françesku shtrohet në spital, pritet t'i nënshtrohet
Papa Françesku

Papa Françesku është shtruar sot në një spital në Romë, pasi do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Zëdhënësi i tij, Matteo Bruni tha se 84-vjeçari do të bëjë një ndërhyrje për të trajtuar një problem të zorrës së trashë, raporton Reuters.

Papa u duk se ishte në gjendje të mirë shëndetësore disa orë më parë kur iu drejtua mijëra qytetarëve në sheshin e Shën Pjetrit si çdo të dielë. Ai njoftoi edhe udhëtimet e tij në Sllovaki dhe Budapest në muajin shtator.

Papa do të trajtohet në një spital katolik që ndodhet në pjesën veriore të Romës. Një pjesë e këtij spitali është gjithmonë në shërbim të tyre.

Të fundit