Flash News

Bota

Papa Françesku thirrje shteteve: Mirëprisni dhe mbroni afganët që kërkojnë një jetë të re

Papa Françesku thirrje shteteve: Mirëprisni dhe mbroni afganët

Papa Françesku ka inkurajuar vendet që të mirëpresin refugjatët afganë të cilët kërkojnë një jetë të re.

Sipas mediave të huaja, gjatë daljes së tij në publik në Sheshin e Shën Pjetrit, Francis gjithashtu u lut që personat e zhvendosur brenda Afganistanit të marrin ndihmë dhe mbrojtje.

"Në këto momente të trazuara, në të cilat afganët po kërkojnë strehim, lutem për më të prekurit prej tyre, lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re," tha Francis.

Papa nuk përmendi talebanët ose politikat e tyre, por shtoi se “të rinjtë afganë të marrin një arsimim, i cili është thelbësor për zhvillimin njerëzor”.

Ai përfundoi duke shprehur shpresën se të gjithë afganët, qofshin në atdheun e tyre, në tranzit, ose në vendet që i marrin, mund të jenë në gjendje të "jetojnë me dinjitet, në paqe, në vëllazëri me fqinjët e tyre".

Të fundit