Flash News

Bota

Papa Françeskut jashtë rrezikut për jetën, mjekët: Po përmirësohet

Papa Françeskut jashtë rrezikut për jetën, mjekët: Po

Papa Françesku, i shtruar prej 24 ditësh në Spitalin Agostino Gemelli në Romë, po shënon përmirësime të vazhdueshme në gjendjen e tij shëndetësore. Sipas një njoftimi nga Vatikani, mjekët kanë konfirmuar se Papa është jashtë rrezikut për jetën dhe po i përgjigjet pozitivisht trajtimit mjekësor.

Analizat e fundit të gjakut kanë treguar përparim të dukshëm në shëndetin e tij, ndërsa ai ka reaguar mirë ndaj mjekimeve që po merr. Megjithatë, për shkak të kompleksitetit të gjendjes dhe infeksionit respirator që e preku, Papa do të qëndrojë ende disa ditë në spital për kujdes të mëtejshëm.

Sot, Papa Françesku u lut në kishën pranë dhomës së tij dhe mori Kungimin, duke vazhduar me praktikimin e ritualeve fetare përmes lutjeve personale në këto ditë të vështira.

Ky përmirësim shëndetësor ka sjellë lehtësim për besimtarët dhe të gjithë ata që kanë dërguar urime dhe lutje për shërimin e Papës.

Të fundit