
Flash News
Gjermania zgjat qëndrimin e trupave të saj në Kosovë
Policia greke bastis qelitë e shqiptarëve në Koridhalos, zbulohet arsenal dhe drogë te “bosi i mafies së burgjeve”
Ndahet nga jeta parakohe sopranoja e njohur e TKOB
Pezullohet lundrimi nga moti i keq në Vlorë
Megaoperacioni/ Grupi me bazë në Durrës, zbardhen emrat e trafikantëve shqiptarë
Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen në enklavën palestineze si "shqetësuese dhe tronditëse".
"Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët", tha papa i ri në sheshin e Shën Pjetrit.
Leoni – i cili u zgjodh papë më 8 maj duke pasuar të ndjerin Papa Françesku – e ka përmendur luftën në Gazë disa herë në javët e para të papatit të tij.
Ai e bëri këtë lutje në fund të fjalimit para audiencës, duke shtuar disa fjalë përtej tekstit të përgatitur. Në mesazhin e tij të parë të së dielës më 11 maj, Papa Leoni bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që po mbahen nga grupi militant Hamas – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Izraeli tha të hënën se do ta lejojë hyrjen e ndihmave në Gazë pas një bllokade 11-javore ndaj enklavës, por Kombet e Bashkuara thanë se deri të martën nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.
Izraeli bëri të ditur se synon t’i intensifikojë operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe të marrë nën kontroll të gjithë Gazën, e cila është shkatërruar nga një luftë ajrore dhe tokësore izraelite që nga sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në tetor 2023.
Ai thotë se bllokada ka për qëllim, pjesërisht, t’ua pamundësojë militantëve palestinezë devijimin dhe konfiskimin e ndihmave humanitare. Hamasi e ka mohuar këtë gjë.
Françesku, i cili vdiq më 21 prill, i kishte shtuar kritikat ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë gjatë muajve para vdekjes së tij.
Ai e quajti situatën në enklavë "shumë serioze dhe të turpshme" në janar, dy muaj pasi tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të hetojë nëse ka ndodhur gjenocid ndaj popullit palestinez.
Duke pasqyruar ftohjen e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Izraelit pas kritikave të Françeskut, Izraeli, ndryshe nga shumë shtete të tjera, nuk dërgoi zyrtar të lartë në varrimin e papës së ndjerë, por vetëm ambasadorin e tij në Vatikan.
Si shenjë e mundshme për një rivendosje marrëdhëniesh me papën e ri, presidenti izraelit, Isaac Herzog, mori pjesë në meshën inauguruese të Leonit në sheshin e Shën Pjetrit të dielën.
Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL
Të fundit


Gjermania zgjat qëndrimin e trupave të saj në Kosovë
21 Maj 2025, 22:19
Gazetari: Xhevdet Troplini në krah të një politikani
21 Maj 2025, 22:00
Amnesty International: Kampet në Shqipëri, pasqyrë e një sistemi çnjerëzor
21 Maj 2025, 21:49
Ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare
21 Maj 2025, 21:39
Bitcoin thyen rekord historik: Arrin në 109,302 dollarë
21 Maj 2025, 21:36
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
21 Maj 2025, 21:08
Hyn në fuqi vendimi i BSH/ Kredia për blerje banese kufizohet nga 1 korriku
21 Maj 2025, 21:04
“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi
21 Maj 2025, 20:50
Qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri
21 Maj 2025, 20:45
Rrjetet sociale: Mik apo armik i marrëdhënieve tona personale?
21 Maj 2025, 20:22







Ndahet nga jeta parakohe sopranoja e njohur e TKOB
21 Maj 2025, 18:27



Rezultati i Izraelit në Eurovision ngre pikëpyetje mbi votimin
21 Maj 2025, 17:23
Firence, arrestohen dy shqiptarë me 23 kg kokainë
21 Maj 2025, 17:03
Pezullohet lundrimi nga moti i keq në Vlorë
21 Maj 2025, 16:58
Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
21 Maj 2025, 16:41


Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masa “arrest me burg”
21 Maj 2025, 16:08

Kush ka më shumë nevojë për ushtrime fizike: Gratë apo burrat?
21 Maj 2025, 15:43
Ish-politikani ukrainas, qëllohet për vdekje pranë një shkolle në Madrid
21 Maj 2025, 15:32
Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masë tjetër sigurie në qeli
21 Maj 2025, 15:22
Çokollata do arrijë çmime të larta! Prodhimi i kakaos në krizë të rëndë
21 Maj 2025, 15:11


Vijon ngërçi/ As përpjekja e 19-të nuk zhbllokon Kuvendin e Kosovës
21 Maj 2025, 14:42


Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë
21 Maj 2025, 14:18





A ka BE-ja ende mjete efektive për t'i shkaktuar dhimbje Rusisë?
21 Maj 2025, 13:26





Gjendet pa shenja jete 24-vjeçari në liqenin e Farkës
21 Maj 2025, 12:37

Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
21 Maj 2025, 12:18

Emri i vetëm i 11 majit është: Terrorizëm elektoral
21 Maj 2025, 12:06



Haxhi 2025/ Gjithçka që duhet të dini rreth pelegrinazhit vjetor në Mekë
21 Maj 2025, 11:28

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka
21 Maj 2025, 11:02

Kuçovë/ 66-vjeçari ngacmon sek*ualisht 17-vjeçaren
21 Maj 2025, 10:41

Çrregullimet mendore dhe obeziteti kërcënojnë adoleshentët
21 Maj 2025, 10:22


19 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, shumica prej tyre fëmijë
21 Maj 2025, 09:50
Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura
21 Maj 2025, 09:40



A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?
21 Maj 2025, 09:01




Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
21 Maj 2025, 08:09
Reshje shiu në të gjithë vendin, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
21 Maj 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Maj 2025, 07:47

Gjylameti del “kundër” Ramës, merr pamjet nga KQZ pas humbjes së mandatit
20 Maj 2025, 22:32

Berisha: Nuk kam menduar dorëheqjen, jam në një mision për të mbrojtur votën
20 Maj 2025, 22:08



Arrestohen 38 persona për komplot në Venezuelë, mes tyre edhe një shqiptar
20 Maj 2025, 21:18



Shehaj: Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën
20 Maj 2025, 20:24
Anija “Butrinti” shpëton 13 emigrantë në detin Egje, mes tyre 2 fëmijë
20 Maj 2025, 20:01




