Flash News

Bota

Papa takohet me Zelenskyn pas Meshës së inaugurimit

Papa takohet me Zelenskyn pas Meshës së inaugurimit

Papa Leo XIV është takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas Meshës së inaugurimit të tij, shkruan BBC.

Duke postuar në Telegram pas takimit, Zelensky falënderoi udhëheqësin e ri katolik për "mbështetjen e tij për Ukrainën" dhe "zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme".

Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa e përdori meshën e tij të inaugurimit për të theksuar shqetësimet në lidhje me luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar gjithashtu kundër margjinalizimit të të varfërve dhe autokracisë.

Zelensky, Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio ishin midis personaliteteve të pranishme.

Të fundit