Flash News

Bota

Paralajmërimi “i frikshëm” i Putin: Lufta do të vazhdojë derisa ukrainasi i fundit të mbetet në këmbë

Paralajmërimi “i frikshëm” i Putin: Lufta do të

Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi dje një paralajmërim “të frikshëm” për Perëndimin dhe Ukrainën, duke thënë se lufta do të zgjasë derisa "ukrainasi i fundit të mbetet në këmbë".

“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Epo, çfarë mund të them? Le të provojnë. Ne kemi dëgjuar vazhdimisht se Perëndimi është gati të luftojë me ne derisa të lihet në këmbë ukrainasi i fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas. Megjithatë, duket se gjithçka po shkon drejt kësaj", tha Putin gjatë një takimi.

Putin gjithashtu ka fajësuar Perëndimin për "inkurajimin dhe justifikimin e gjenocidit kundër njerëzve në Donbas".

"Ne nuk po refuzojmë negociatat e paqes. Por ata që refuzojnë duhet të dinë se sa më tej konflikti të vazhdojë, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne," tha Putin.

Rajoni lindor i Donbasit është bërë pika kryesore e ambicieve ushtarake të Putinit në Ukrainë, pasi trupat e tij nuk arritën të pushtojnë Kievin në fillim të këtij viti.

Të fundit