Flash News

Bota

Paralajmërimi i inteligjencës izraelite: Irani mund të sulmojë 'Kupën e Botës'

Paralajmërimi i inteligjencës izraelite: Irani mund të

Kreu i Iinteligjencës Ushtarake të Izraelit, Aharon Haliva, tha se Irani është duke menduar të organizojë një sulm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Mediat e huaja raportojnë, se kreu i inteligjencës izraelite e ka pohuar para një konferencë për mediat. Ai ka thënë se sulmi mund të vijë për shkak se Irani është duke u përballur me presion në rritje Brenda vendit, mes protestave të shumta mbarëkombëtare kundër regjimit.

Haliva tha se protestat që përfshinë Iranin janë janë shndërruar në një rebelim civil.

“Kupa e Botës ka të ngjarë të jetë një nga ato ngjarje në të cilat përpiqet të shkaktojë destabilitet. Numri i të vdekurve, sulmet ndaj simboleve kombëtare - kjo është shumë shqetësuese për regjimin, veçanërisht e kombinuar me sanksionet, presionin ekzistues ndërkombëtar dhe situatën e vështirë economize”, tha ai.

Të fundit