Flash News

Bota

Paralajmërimi i NASA-s: Kjo do të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës sonë

Paralajmërimi i NASA-s: Kjo do të jetë vera më e

Valët e të nxehtit ekstrem kanë pushtuar thuajse të gjithë Evropën Juglindore. Kryesisht, efekti i temperaturave të larta ndjehet në Spanjë, Itali dhe Greqi.

Në Kinë një tajfun i rrezikshëm ka shkaktuar të paktën 41 viktima si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve. Në Phoenix të SHBA-ve temperatura ka arritur në 43 gradë për të 19-tën ditë radhazi. 

Kërkesa për kondicionerë po rrit konsumin e energjisë elektrike në Itali. Konsumi i energjisë elektrike në vend ishte më i lartë të hënën se në çdo kohë tjetër këtë vit.

Shkencëtari i NASA-s Peter Calmus paralajmëroi se kjo verë do të jetë më e ftohta për pjesën tjetër të jetës së njerëzve.

“Shumica e njerëzve nuk e dinë ende rrezikun në të cilin ndodhen,” shkroi Kalmus në Twitter.

Calmus bëri thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të karburanteve fosile sa më shpejt të jetë e mundur. Ai tha gjithashtu se është e mundur që planeti ynë, nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në një emergjencë klimatike”, do të fillojë të ftohet deri në fund të shekullit.

Të fundit