Flash News

Bota

Paralajmërimi i OBSH: "Delta" pritet të shënojë 200 milionë raste të reja në javë

Paralajmërimi i OBSH: "Delta" pritet të shënojë

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se varianti "Delta" do të dominojë globalisht dhe të gjitha vendet do të shënojnë rreth 200 milionë raste në javë.

Sipas The Guardian, varianti "Delta" pritet të bëhet dominues brenda disa muajve, teksa aktualisht është konfirmuar prezenca e virusit në 124 vende.

"Pritet që ajo të konkurrojë me shpejtësi variantet e tjera dhe të bëhet linja dominuese qarkulluese gjatë muajve të ardhshëm," tha agjencia shëndetësore në prezantimin e saj të përjavshëm epidemiologjik.

Sipas OBSH në total, janë raportuar 3.4 milionë raste të reja Covid-19 deri në 18 korrik, me një rritje prej 12% në javën e mëparshme.

"Me këtë ritëm, pritet që numri i rasteve të raportuara globalisht mund të kalojë 200 milionë në tre javët e ardhshme," deklaroi OBSH.

Rastet u rritën me 30% në rajonin e Paqësorit Perëndimor të OBSH-së dhe me 21% në rajonin e saj Evropian.

Numrat më të lartë të rasteve të reja u raportuan nga Indonezia me 350,273 raste të reja duke shënuar një rritje me 44%, Britania me 296,447 raste të reja me një rritje 41% dhe Brazili me 287,610 raste të reja me një rënie 14%.  

Të fundit