Flash News

Bota

Paralajmërimi i OBSH, Kievi u kërkon banorëve të zonave të çliruara të largohen para se të fillojë dimri

Paralajmërimi i OBSH, Kievi u kërkon banorëve të zonave

Autoritetet ukrainase kanë nisur evakuimin e civilëve nga zonat e çliruara së fundmi të rajoneve Kherson dhe Mykolaiv, nga frika se mungesa e energjisë dhe ujit për shkak të bombardimeve ruse do t'i bëjë kushtet e jetesës shumë të vështira këtë dimër.

Ata u kërkuan banorëve të dy rajoneve jugore, të cilat forcat ruse i kanë bombarduar prej muajsh, të lëvizin në zona më të sigurta në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se qeveria do të sigurojë transport, strehim dhe kujdes mjekësor për ta, me përparësi për gratë me fëmijë, të sëmurët dhe të moshuarit.

Vereshchuk muajin e kaluar u kërkoi qytetarëve që tani jetojnë jashtë vendit që të mos kthehen në Ukrainë për dimër për të ruajtur energjinë.

Zyrtarë të tjerë kanë sugjeruar që banorët në Kiev ose gjetkë që kanë burimet për t'u larguar nga Ukraina për disa muaj, duhet ta bëjnë këtë për të kursyer energji për spitalet dhe objektet e tjera kyçe.

OBSH dha një paralajmërim për ndikimin njerëzor të krizës energjetike në Ukrainë.

“Ky dimër do të jetë kërcënues për jetën për miliona njerëz në Ukrainë”, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr Hans Henri P. Kluge.

Ai paralajmëroi për rreziqet shëndetësore si problemet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare nga njerëzit që përpiqen të ngrohen duke djegur qymyr ose dru dhe duke përdorur gjeneratorë me naftë dhe ngrohje elektrike.

Ukraina është e njohur për motin e të ashpër gjatë dimrit, ndërsa bora tashme ka mbuluar kryeqytetin Kiev dhe pjesë të tjera të vendit.

Burimi: Euronews

Të fundit