Flash News

Bota

Paralajmërimi i OBSH-së: Lufta në Ukrainë mund ta përkeqësojë situatën e pandemisë

Paralajmërimi i OBSH-së: Lufta në Ukrainë mund ta

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u shpreh e shqetësuar se lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19 dhe po përpiqet të bëjë më shumë për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve infektive.

Rastet në rajon janë ulur nga java e kaluar, por ekziston rreziku i konsiderueshëm që të ketë sëmundje më të rënda dhe vdekje për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe midis rreth 2 milionë qytetarëve që kanë ikur nga vendi.

Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%, sipas Our World In Data.

Ka pasur gjithsej 791,021 raste të reja të Covid-19 dhe 8,012 vdekje të reja në Ukrainë dhe në vendet përreth midis 3 dhe 9 marsit, tha një raport i situatës së OBSH-së i publikuar të dielën.

 

Të fundit