Flash News

Bota

Paralajmërimi i presidentit slloven: Nëse lufta zgjat, tensionet mund të zbresin në Ballkanin Perëndimor

Paralajmërimi i presidentit slloven: Nëse lufta zgjat, tensionet mund

Presidenti slloven Borut Pahor paralajmëroi se nëse lufta që ka nisur prej muajsh në Ukrainë nuk përfundon, rrezikon të zbresë deri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa pritej, tensionet mund të zbresin në jug në Ballkanin Perëndimor," tha Pahor, raporton ‘Daily Sabah’.

Presidenti slloven ishte i pranishëm në Turqi ku nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Udhëheqësit turq dhe sllovenë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe u zotuan të përmirësojnë më tej marrëdhëniet pas një takimi në kryeqytetin Ankara të mërkurën.

“Si aleatë të NATO-s, Turqia dhe Sllovenia duhet të bashkëpunojnë, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin Pahor.

 

Të fundit